Kushte të paqendrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Shqipëria

Kushte të paqendrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Më: 19 maj 2024 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb: Do të mbetet territori shqiptar; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës

bregdetare gjatë paradites ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta shiu në zonat Lindore si edhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në orët e mëngjesit POR rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat