La Italinë për Tiranën, gazetari Stefano Marcelli: U dashurova çmendurisht me një shqiptare. Jetesa në Tiranë më pëlqen.

Shqipëria

La Italinë për Tiranën, gazetari Stefano Marcelli: U dashurova çmendurisht me një shqiptare. Jetesa në Tiranë më pëlqen.

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i News24, Aleksandër Çipa me podcastin e tij “Çështja është” ka patur të ftuar gazetarin e njohur italian, Stefano Marcelli.

Vite më parë, Marcelli me një angazhim prej më shumë se 40 vitesh në gazetari, vendosi të lërë vendin e tij, Italinë.

Papritur ai zgjodhi Shqipërinë dhe Tiranën për të jetuar.

Gazetari italian shprehet se shqiptarë e kanë pritur mire dhe se është i kënaqur me Tiranën.

Ai thotë se Shqipëria është një vend me shumë pasuri dhe si italian ushqen ndjenjë faji për Shqipërinë, pasi marrëdhëni me Italinë kanë qenë të dendura dhe se shqiptarët janë trajtuar keq e kjo është diçka që duhet pranuar.

Stefano Marcelli: Mes dy vendeve raportet janë shekullore. Shqiptarët 33 vite më parë gjetën tek Italia, pas rënies së perdes së regjimit, vendin për të rilindur shpresën e tyre. Gjëja më e mirë është ndryshimi që po ndodh në Shqipëri. Unë kam një mendim të mirë për shqiptarët. Erdha 30-vite më parë për një reportazh në këtë vend dhe u dashurova me një shqipare. Unë njoh miqtë e saj, familjen e saj dhe për mua Shqipria ëshë një atdhe i dytë. Më pëlqen jetesa në Tiranë. Italia dhe Shqipëria kanë pasur një marrëdhënie të dendur, por duhet pranuar se shqiptarët janë trajtuar keq, ashtu si një vëlla i varfër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat