Vodhi automjetin në Paskuqan dhe shkaktoi aksident gjatë tentativës për t’u larguar, bie në pranga “skifteri”

Shqipëria

Vodhi automjetin në Paskuqan dhe shkaktoi aksident gjatë tentativës për t’u larguar, bie në pranga “skifteri”

Më: 19 maj 2024 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, me inicialet N. Ch., banues në Korfuz, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë.

Gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara.

Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat