SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm

Shqipëria

SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm

Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masate sigurisë arrest me burg për 9 të arrestuar nga ioperacioni i SPAK për goditjen e 7 grupeve kriminale. Konkretisht janë lënë në qeli, Naim Stafuka, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli dhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca, si edhe një tjetër.

Avokatët kërkuan në seancë që arrestimi të mos konsiderohet i ligjshëm, duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është numri që shërben për përdorimin e SkyECC. Në komunikimet e zbardhura, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve që u përkasin grupeve kriminale. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj, ndërsa vendimi i gjykatës është me 243 faqe.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. 

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera

Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro. Prokuroria e Posaçme ka goditur grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS-se Arben Ndoka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Gjithashtu kontaktuan Emiljano Shullazhin për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e ish Deputetit socialist Arben Ndoka, dhe katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri i cili organizonte lojrat e fatit në këtë qytet dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit. Pjesë e grupeve kriminale ishin edhe dy efektivë të RENEA-s. 

Karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit. Nga operacioni i SPAK u zbardhën planet për 8 vrasje, 4 të mbetura në tentative.

Emrat e 8 të arrestuarve që u lanë në burg

1-Naim Stafuka,

2-Armando Ndreca,

3-Robert Laçi,

4-Viktor Imeraj,

5-Satilno Basho,

6-Deivis Bajramaj,

7-Drianto Bardhi, 

8-Miri Bruli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat