“Po dalim të barabartë në shtetin ku jetojmë”/ Shqiptarët e Italisë njëzëri mbështesin Muharrem Salihun

Shqipëria

“Po dalim të barabartë në shtetin ku jetojmë”/ Shqiptarët e Italisë njëzëri mbështesin Muharrem Salihun

Më: 19 maj 2024 Në ora: 20:54
Muharrem Salihu

Muharrem Salihu, kandidati i parë shqiptar për deputet në Parlamentin Evropian, vizitoi Padovën dhe Abano Terme për të takuar komunitetin shqiptar dhe për të prezantuar kandidaturën e tij. Në këtë takim të ngrohtë dhe entuziast, Salihu kërkoi mbështetjen e shqiptarëve të Italisë për zgjedhjet evropiane që do të mbahen më 8 dhe 9 qershor.

Gjatë fjalimit të tij, Salihu përsëriti qëndrimin e tij se shqiptarët janë pjesë e pandashme e Evropës dhe se bashkëpunimi është thelbësor. Ai theksoi rëndësinë e një zëri shqiptar në Parlamentin Evropian për të mbrojtur interesat e komunitetit dhe për të shtyrë përpara iniciativat tona.

“Kjo është mundësi e madhe, vështirë e përsëritshme që ne po e shfrytëzojmë dhe po dalim të barabartë në shtetin ku jetojmë”, tha Salihu.

Takimi u përshkua me diskutime dhe shkëmbime mendimesh, duke reflektuar mbështetjen e madhe dhe besimin e plotë që komuniteti shqiptar ka për Salihun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat