Berisha për pr.ligjin për Shëndetin Riprodhues: Po shkatërrohet familja

Shqipëria

Berisha për pr.ligjin për Shëndetin Riprodhues: Po shkatërrohet familja

Më: 19 maj 2024 Në ora: 21:10
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij para mbështetësve, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me pr/ligjin për Shëndetin Riprodhues.

Berisha tha se ky ligj ka qëllim shkatërrimin e kombit dhe familjes.

Pjesë nga fjala Berishës:

Në misionin e tij, ky po i shkatërron kombit pronën dhe familjen. Ka shndërruar Shqipërinë në eksperimentin e degradimit të plotë të familjes, si në asnjë vend tjetër.

Miqtë e mi!

E filloi me prindin 1 dhe prindin 2 dhe e përfundoi me krimin e fermave të surrogacisë, ky kriminel monstruoz, akt të cilin parlamenti Europian e shpalli krim të shëmtuar.

Qytetarë dhe qytetare.

Unë i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj, dinjitetit tuaj, moralit tuaj, ngrihuni të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë të keqe, se për ju, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, mafia dhe vetëm mafia do të vendosë nëse nuk ngrihemi.

Të dashur miq!

Ju e dëgjuat debatin për ligjin e surrogacisë, e krimit më monstruoz familjar në shekujt dhe mijëvjeçarë.

Por ai ligj kishte edhe një kolonë e cila nuk u komentua sa duhet.

Cila ishte kolona; ishte neni që i hapte rrugën sterilizimit të adoleshentëve. A mund të ketë mendje më monstruoze se sa, të bësh ligj për të sterilizuar adoleshentët.

Miqtë e mi!

Po me se lidhej kjo? Kjo lidhej me mafian dhe vetëm mafian.

Po pse? Sepse nesër, këto vajza do të kërkonin të bëheshin nëna dhe tani rrugën e vetme do të kishin surrogacinë. A e kuptoni se se çfarë djajsh janë këta.

Për të rritur klientelën e klinikave të mafias, këta të pashpirtë, këta të pafytyrë nuk lanë ligj pa vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat