Denoncimi i Berishës: Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë u lejuan t’ia mbathin. U hodh në erë operacioni me 50 mandate arresti

Shqipëria

Denoncimi i Berishës: Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë u lejuan t’ia mbathin. U hodh në erë operacioni me 50 mandate arresti

Më: 19 maj 2024 Në ora: 21:38
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të rëndë në lidhje me operacionin e SPAK ku u lëshuan rreth 50 urdhër-arreste, por që vetëm 5 u ekzekutuan.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekon se personat e arrestuar janë roje, magazinierë dhe furnitorë, por bosët e vërtetë si Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë të policisë janë gjetur në banesë gjatë kontrollit por janë lejuar t’ja mbathin.

Postimi i plotë:

Ja si Skrapi dhe policia hodhën në erë operacionin me 50 mandate arresti.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr keto dite eshte bere zhurme e madhe per ne fakt kallp operacionin me 50 mandate arresti nga prokuroria speciale por qe ne fakt jane arrestuar vetem 5 vete, roje, magazinjer, furnitor etj sepse disa bos ishin njoftuar me kohe kurse bos te tjere si Doçi, Avdyli apo 4 oficeret e policise gjat kontrollit jane gjetur ne shtepi por jane lejua te ja mbathin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat