Anticikloni i Azoreve dhe Anticikloni Afrikan pushtojnë vendin javën e ardhshme - Mësoni si parashikohet të jetë moti në ditët në vazhdim

Shqipëria

Anticikloni i Azoreve dhe Anticikloni Afrikan pushtojnë vendin javën e ardhshme - Mësoni si parashikohet të jetë moti në ditët në vazhdim

Më: 19 maj 2024 Në ora: 23:19
Ilustrim

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike si pasojë e aktivitetit të dy anticikloneve (periferia e Anticiklonit të Azoreve dhe Anticiklonit Afrikan).

Megjithatë nuk do të mungojë edhe depërtimi i qëndrave të presionit të ulët të cilat do të sjellin një paqëndrueshmëri të lehtë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për pothuasje të gjitha ditët moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura (duhet thënë me këto të fundit kryesisht në relievet malore në lindje të territorit).

Vranësirat e dendura do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu të dobta dhe afatskurtra në relievet malore në lindje. 

Por, për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përfshijnë edhe zonën e veriut dhe qendrën.

Në periuidha afatshkurtra këto reshje në këto zona do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Temperaturat si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës parashikohen të jenë në vlera “normale” të mesatarve klimatike mujore për vendin tonë përjashtuar këtu ditën e Hënë dhe atë të Martë ku për shkak dhe të erës jugore pritet të kapin vlera deri në 33 grad celcius në zonat e ulta.

Vlen për tu theksuar fakti se për shkak të lagështirës së lartë në ajër do të përjetohet efekti zagushi ku temperaturat do të përjetohen disa gradë më të larta për trupin e njeriut se ato të regjistruara në kafazin meteorologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat