Drejtësia e re/ I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA: Koha të ndërmerren hapa

Shqipëria

Drejtësia e re/ I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA: Koha të ndërmerren hapa

Më: 20 maj 2024 Në ora: 13:09
David Uisner

I ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Uisner ka inkurarjuar përfaqësuesit e drejtësisë të re që të ndërmarrin hapa të rëndësishëm. Në aktivitetin me temë “Strategjia e çështjeve të prapambetura në gjykata”, Ëisner tha se kjo strategji është për t’u vlerësuar dhe se do të ndihmojë qytetarët.

Diplomati i lartë amerikan tha ndër të tjera se stoku i dosjeve në drejtësi është vonesë e drejtësisë për qytetarët, e tashmë ka ardhur momenti që të merren vendime për të adresuar këtë problematikë.

“Kur flasim për çështje gjyqësore të prapambetura tingëllon si një problem teknik. Ne të gjithë kemi parë imazhin e dosjeve të çështjeve të grumbulluara pirg në sallat e gjyqeve, por numri i çështjeve gjyqësorë të prapambetura është vonesë e drejtësisë për qytetarët e zakonshëm.

Sekretari i Shtetit tha se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, por nëse do të jetë e suksesshme ju do ti mundësoni sistemit të drejtësisë që të japë drejtësi të vërtetë. Zgjedhjet tuaja e vendosin sistemin e drejtësisë në themelet të forta dhe do të gjenerojë një të ardhme në drejtësinë që plotëson nevojat e gjithë shqiptarëve.

Është për t’u theksuar që disa prej hapave që keni ndërmarrë për të përmirësuar situatën kanë qenë të dhimbshme, sepse Vettingu shkaktoi ndërprerje të punës por ishte i domosdoshëm. Tani është koha për hapa të ndërlikuar që janë po aq të rëndësishëm. Ju nxis të rrokni hapet e vështirë që trajtojnë sfidat e tjera.

SHBA do t’ju ndihmojnë për të krijuar reforma të suksesshme për t’i harmonizuar me Kushtetutën. Ne vazhdojmë të nxisim më shumë bashkëpunim ndërmjet gjithë grupeve të interesit që është kritik.

Vazhdoni të punoni për të gjetur zgjidhje, jam besimplotë që do punoni për një të ardhme më të mirë”, u shpreh ndër të tjera Wisner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat