Vodhi një shumë parash, vihet në pranga 36-vjeçari! Pamjet filmike zbuluan të vërtetën

Shqipëria

Vodhi një shumë parash, vihet në pranga 36-vjeçari! Pamjet filmike zbuluan të vërtetën

Më: 20 maj 2024 Në ora: 13:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

I arrestuari, me precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim.

Sekuestrohen një shumë parash dhe sendet e vjedhura nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e një shtetasi kosovar, të parkuar në zonën e Lungomares, ishin vjedhur një shumë parash dhe çanta e tij me sende personale, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 20”. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

A. Ç., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 36-vjeçarit, një shumë parash (euro dhe lekë), dokumentet dhe sendet e tjera të vjedhura nga automjeti i shtetasit kosovar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat