Martesa në të njëjtën gjini, Dashnor Sula: Bashkia e Tiranës, llogore paligjshmërie

Shqipëria

Martesa në të njëjtën gjini, Dashnor Sula: Bashkia e Tiranës, llogore paligjshmërie

Më: 20 maj 2024 Në ora: 19:48
Martesa e te njejtes gjini

Llogore të paligjshmërisë, e ka cilësuar deputeti i PD-së, dashnor Sula, Bashkinë e Tiranës, duke reaguar kështu lidhur me martesën e dy vajzave në tarracën e këtij institucioni, ceremoni e zhvilluar një ditë më parë.

Sula në reagimin e tij shprehet se martesat në të njëjtën gjini nuk lejohen nga ligjet shqiptare, por ky fakt nuk pengon Bashkinë e Tiranës që ti vendosë në dispozicion godinën e institucionit dy individëve të të njëjtës gjini që të lidhin kurorë.

Reagimi nga Dashnor Sula

Bashkia e Tiranës, llogorja e paligjshmërisë.

Dosjet e SPAK kanë vërtetuar se paligjshmëria, është anormaliteti më normal në Bashkinë e Tiranës. Tashmë që SPAK ka çuar disa njerëz prapa hekurave nga Bashkia, ky institucion ka nisur të publikojë paligjshmërinë.

Çfarë ka ndodhur?

Ligjet shqiptare nuk lejojnë martesat në të njëjtën gjini. Por ky fakt nuk pengon Bashkinë e Tiranës që ti vendosë në dispozicion godinën e institucionit dy individëve të të njëjtës gjini që të lidhin kurorë. Nuk po marr në analizë vendimin e dy individëve.

Dua të denoj arrogancën dhe kuroajon e drejtuesit të bashkisë që fillimisht i dha akses për një paligjshmëri dhe zhvillimit të një rituali fetar nga ku është distacuar edhe Kisha Katolike.

Zëdhënës i Kishës Katolike në Shqipëri Dom Mark Pashkja ka reaguar duke u distancuar dhe thotë se personi që shfaqet si klerik nuk është pjesë e Kishës Katolike.

Pra, Kryetari i Bashkisë së Tiranës përveçse ka lejuar një ceremoni që nuk lejohet sipas ligjeve shqiptare dhe pavarësish nga qëndrimet tona nëse jemi pro apo kundër martesave të të njëjtës gjini, ligjet e vendit nuk e lejojnë një gjë të tillë. Dhe skandali i dytë është nga Bashkia e Tiranës një person i veshur si klerik i Kishës Katolike, kryen një akt që besimi i tyre nuk e pranonë.

Kaq të madh duhet ta ketë hallin kryebahskiaku  saqë arrin deri në të tilla marrëziarash për të hequr vëmendjen nga çështja e SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat