Eugen Beçi: Hetimi i financave të grupeve kriminale, sfidë për SPAK

Shqipëria

Eugen Beçi: Hetimi i financave të grupeve kriminale, sfidë për SPAK

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:49
Eugen Beçi

Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, në studion e “Open” në News24, tha se është shpejt për të folur nëse SPAK ka hetuar asetet financiare të grupeve kriminale.

Beçi tha se është një sfidë më vete fakti  hetimit të aseteve të grupeve kriminale, pasi të shkosh në oborrin e një banese dhe të gjesh 3 mln euro, atëherë mendoni se çfarë pasurie kanë vendosur këto grupe.

“Prokuroria, Gjykata, Policia nuk ka zbuluar ngjarje të këtij lloji.

Duhen parë të gjitha dosjet e vjetra. Kemi një krim të organizuar shumë të sofistikuar. Kanë pasur lidhje me organet ligjzbatuese dhe duhet thënë që më parë Prokuroria nuk ka pasur këtë teknologji që është sot për të siguruar provat”, tha Beçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat