Mbesa e Çapjes- Berishës: Më kërcënuan mua e fëmijën tim

Shqipëria

Mbesa e Çapjes- Berishës: Më kërcënuan mua e fëmijën tim

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 12:20
Sali Berisha

Mbesa e Ardian Çapjes, elbasanlliut të arrestuar bashkë me persona të tjerë pas përplasjes së armatosur me policinë, i ka shkruar Sali Berishës, ish-kryeministrit shqiptar.

Sipas saj, ajo po kërcënohet bashkë me fëmijën e saj 1.5 vjeç.

“Përshendetje! Jam mbesa e Ardian Çapjes. Ju lutem na ndihmoni. Po na kërcënojnë me tytën e kallashit në kokë mua dhe femijen tim. Fëmija 1 vjeç e gjysmë. Unë jam femër dhe më gjuajten me tytën e kallashit në dorë. Unë filmova momentin kur po qëllonin dajën tim, Fejzulla Çapja, ndërkohë i vunë kallashin në kokë femijës tim 1-vjeçar ‘do ua vras fëminë nëse nuk na jep filmimin’. Po kalojmë tmerr”, shkruan ajo.

“Duke denuar me force dhe preraz cdo sulm ndaj uniformave blu, gjithashtu denoj me ashpersi nje terror policesk qe nuk kursen as vogelushet njevjeçar. I bej thirrje prokurorise se Elbasanit te verifikoje kete akuze teper te rende dhe te vendosi par ligjit me vendosmerine me te madhe autorin katil te ketij akti çnjerzor!” shkruan Berisha.

Pas ngjarjes së mbrëmshme, ku një patrullë policie u qëllua me breshëri armësh nga pjesëtarë të familjes Çapja në Elbasan, gjatë gjithë natës së mbrëmshme policia kreu një valë arrestimesh duke vënë në pranga 8 persona, disa prej protagonistëve të historive më të rënda kriminale të dekadës së fundit në këtë qytet.

Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça, i cili mbeti i plagosur në një atentat tre ditë më parë, u arrestuan si të dyshuar se hapën zjarr ndaj patrullës së policisë, e cila ishte në atë zonë pikërisht për të ruajtur familjen Çapja, e përfshirë prej vitesh në një konflikt të përgjakshëm që po trondit qytetin e Elbasanit.

Ata janë tashmë të dyshuar për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe dosja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit Ambri Sinakoli, Fiqeret  Meçe, Kastriot  Peqini, Serxho Hakilja dhe Jetmir Shehu, të cilët akuzohen për pengimin të hetimit.

Pas arrestimit, policia sekuestroi 4 makina, 2 automatikë model 56, katër pistoleta, mbi 900 fishekë, 73 kapsolla detonatore, Radio marrëse – dhënëse, 5 aparate celulari të tipave të ndryshëm dhe 5.000 Euro.

Hasmëritë mes grupeve në këtë qytet kulmuan me masakrën e shkurtit në një lokal në Elbasan, për t’u pasuar nga një seri atentatesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat