Lëvizje në rangun e drejtuesve në polici

Shqipëria

Lëvizje në rangun e drejtuesve në polici

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 17:22
Policia e Shtetit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë disa lëvizje në radhët e drejtuesve të policisë.

Shefi i komisariatit nr. 4 është komanduar Alket Shatro, ndërsa Fatmir Lleshi, i cili ishte shef i këtij komisariati deri më tani është transferuar në Berat, me detyrë drejtor i policisë së Beratit. Lleshi zëvendëson  Afrim Tafën, i cili transferohet nga Berati tek drejtoria e Policisë Kufitare në Kukës.

Ndryshimet janë kryer edhe në disa drejtori në rrethe. Ende nuk dihen arsyet e këtyre lëvizjeve, ndërsa ato vijnë pas pezullimit të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për çështjen e përgjuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat