Përpjekja e pandërprerë e Lu-së dhe Vlahutin për "drejtësinë", takime intensive me liderët politikë

Shqipëria

Përpjekja e pandërprerë e Lu-së dhe Vlahutin për "drejtësinë", takime intensive me liderët politikë

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 22:19
Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Dy kryediplomatët e SHBA dhe BE në vendin tonë Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë pasur takime intensive këtë të enjte me liderët politikë sa i përket reformës në drejtësi, për të cilën na ndajnë vetëm pak ditë nga seanca e 21 korrikut ku do të hidhet në votim.

Lu dhe Vlahutin janë takuar me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta, njëherësh kryetar të LSI-së, në takime të veçanta. Bisedat janë reflektuar në qëndrimet që Rama dhe Meta mbajtën publikisht. Pas takime me kryediplomatët, Rama bëri një deklaratë surprizë kur tha se është i gatshëm t’i lë Partisë Demokratike autorësinë e reformës në drejtësi, e nëse ajo merr miratimin e SHBA dhe BE-së atëherë mazhoranca do ta votojë pa i bërë asnjë ndryshim nga varianti i demokratëve. Edhe Meta në një pritje me ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë shprehur edhe njëherë angazhimin dhe vendosmërinë se duhet bërë gjithçka që reforma të arrihet me konsensusin e plotë të palëve politike. I pranishëm në takimin me ambasadorët ka qenë edhe kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili.

Po sot, ambasadori amerikan u takua me ish-kryeparlamentarin Jozefina Topalli, takim që duket se vjen në përpjekjen e pandërprerë të Lu-së për të gjetur konsensusin për reformën në drejtësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat