Ndocaj me "qetësi e dashuri" Metës: Nuk më njeh? Do më kujtosh dhe natën

Shqipëria

Ndocaj me "qetësi e dashuri" Metës: Nuk më njeh? Do më kujtosh dhe natën

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 22:29
Eduard Ndocaj

Deputeti i Lezhës, Eduard Ndocaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të LSI-së Ilir Metës, i cili gjatë emisionit “Opinion” u shpreh se nuk e njihte “Kaubojsin”.

Ndocaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook I kujton Metës se ai e njeh mirëpolitikisht pasi në vitin 2015, në zgjedhjet lokale LSI humbi Bashkinë e Lezhës. 

Më poshtë keni postimin e plotë të deputetit Ndocaj:

A me njeh mua Meta???
Se kisha ne plane te merresha me te, por duke analizuar, sic thote ai vete me "Qetesi e Dashuri", arrita ne perfundimin, se ajo qe thote Meta eshte shume e rende per institucionin qe ai perfaqeson. Kryetari i deputetit nuk njeh deputet. Ndoshta ai sheh vetem euro kudo e aty ku s'ka euro, s'ka gje.

Desha ta le te qete Meten te pakten keto dite se ka siklete te medha, por hekuri rrihet sa eshte i nxehte. 
Keshtu vendosa t'i shtohesha edhe une Metes ne sikletet e tij. 
Meta ka shume te drejte qe thote se nuk me njeh! Po te kisha qene une Kryetar i PS as nuk do te kishte shansin te me njihte, por Rama beri gabimin qe beri Berisha, sepse e ftoje dhe e beri pjese te qeverisjes. 

Keshtuqe Meta jo vetem nuk shkoje para drejtesise ashtu sic flitej, por e forcoje imunitetin e tij politik. 

Meta nuk me njeh mua se nuk jam pjese e pazareve, tenderave dhe nuk mbuloje drejtorite e LSI. 

Megjithate, politikisht me mire se me njeh Meta nuk me njeh askush. Sa me njehMeta politikisht nuk me njeh as Rama e as Berisha. 

Meta me ka njohur shume mire ne 2015 ne Lezhe dhe ai e di se objektivi im politik eshte ne 2017 me e zhduk kete force politike jo vetem nga Lezha, por nga i gjithe Qarku. 

Meta me njeh mire politikisht, sepse une jam nga Veriu dhe verioret ai i njehshume mire. Mandje thuhet se edhe i ka shume qejf. 

Nese analizohen ngjarjet e fundit me deputetet nga Veriu kuptohet dashuria qeMetes ka per ta. 
Madje ai ka nje dashuri aq te madhe per djemte e Veriut sa perjashtoje edhe deputetin e tij dibrane, z. Spahiu. 

Isha per vizite zyrtare ne SHBA ne nje dite me te ne Ë ashington, dhe atje vete personalisht e kuptova se amerikanet e "kishin" shume qejfe. Une, i informova me detaje miqte tane matane oqeanit per bemat dhe politiken e Metes. 

Madje, disa senatore kane mbajtur shenime dhe i kane paraqitur ne komisionet e Politikes se Jashtme. 

Madje aq qejf e kane sa cdo zyrtare qe vjen nuk dinjon me e takuar. Ndersa veteMeta sa here shkon ne Amerike takon grupe lobi qe nuk perfaqesojne asgje ne institucionet e SHBA-ve. 
Une, e kuptoj se Meta po kalon nje periudhe shume te veshtire. 

Nese vota ime duhet per t'ia bere edhe me te veshtire, ajo do te jete gjithmone e keshtu do te kete mundesi te me kujtoi edhe naten.

Me dashuri e pa qetesi!

Eduart Ndocaj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat