Meta rikonfirmon mbledhjen e Parlamentit nesër, Rama po shijon darkën me socialistët

Shqipëria

Meta rikonfirmon mbledhjen e Parlamentit nesër, Rama po shijon darkën me socialistët

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 23:44
Edi Rama, Ilir Meta

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbledhur sot në darkë një pjesë të deputetëve të majtë në vilën qeveritare në zonën e ish-bllokut.

Një darkë të tillë, Rama e ka shtruar edhe mbrëmjet e mëparshme për të siguruar në këtë mënyrë votat e mundshme nëse do të hidhet nesër drafti i Reformës për drejtësinë në votim. Ndërkohë që mësohet se ata bojkotimin e komisionit për Reformën në Drejtësi e kanë justifikuar me faktin se nuk kanë ende një draft konkrete për të miratuar nga gjithë diskutimet që kanë bërë tre negociatorët. Ndërkohë që nga institucioni i Kuvendit është konfirmuar sërish se seanca e nesërme plenare nuk do të shtyhet por të mblidhet ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë në orën 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat