11 deputetët bëjnë histori! Një moment për të mos u harruar

Shqipëria

11 deputetët bëjnë histori! Një moment për të mos u harruar

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 00:12
Deputetët

Fatmir Mediu, Keltis Kruja, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Petrit Vasili, Ulsi Manja, Vexhi Muçmata”.

“Këta janë emrat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që sot miratuan një draft historik, me vota unanime; atë të reformës në drejtësi dhe ndryshimeve në Kushtetutën e 1998-ës. Mes negociatave të gjata, përplasjeve, debateve, ngërçit të krijuar në disa çështje,  deputetët anëtarë të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, e kanë mbyllur me sukses detyrën për të cilën ishin mandatuar: Atë të një drafti konsensual për reformimin e sistemit të drejtësisë shqiptare, një proces i konsideruar kyç për të ardhmen integruese të vendit tonë.

Deputetët kanë qenë mjaft të çliruar në momentin kur kanë firmosur draftin final në të cilin janë mëshiruar të gjitha propozimet e ardhura nga ndërkobmëtarët, propozime që çuan drejt dakordësisë liderët e forcave kryesore politike në vend. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat