Meta rrëfen një bisedë telefonike me Berishën: Nuk i kisha as numrin...

Shqipëria

Meta rrëfen një bisedë telefonike me Berishën: Nuk i kisha as numrin...

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 21:08
Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta tha në një intervistë për Abc News se dy ditë para votimit të reformës në drejtësi, ka marrë në telefon ish-kryeministrin Sali Berisha, ku tha se përmes asaj bisede ka sqaruar të gjitha keqkuptimet se deputeti demokrat ishte personi që po bllokonte këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

 “Kam folur me Berishën në telefon dy ditë para miratimit të reformës. Madje nuk kisha as numrin e tij. Jo se e kisha fshirë, por kam pasur një problem me telefonin. Numrin e Berishës ma dha deputeti Oerd Bylykbashki. Kisha dëgjuar një ide se mos e pengonte Berisha. Ai kërkonte të drejtën e tyre, të drejtën e opozitës dhe çdo gjë u sqarua” – tha Meta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat