“Prostituta braziliane filmoi ministrin shqiptar”

Shqipëria

“Prostituta braziliane filmoi ministrin shqiptar”

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 21:43
Ditmir Bushati

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati për shpërdorim të mijërave eurove për udhëtime seksuale në Brazil.

Me anë të një statusi në facebook, Berisha shkruan se mediat ndërkombëtare kanë denoncuar ministrin e MPJ, Bushatin për shpënzime të tepërta parash për turizëm seksual.

Ai thekson se para kësaj akuze diskretituese, si kryeministri Rama dhe si ministri Bushati, heshtin prej dy ditësh.

Ish kryeministri shkruan se ata nuk mund të shmangin një skandal ndërkombëtar, duke mbrojtur Shukriun dhe paraqitur para publikut atë, jo viktimë të amoralitetit të tij, por si viktimë të presidentit Nishani, që deekreton zgjedhjet për zëvendësimin e një njeriu që prej kohësh është në burg dhe që gjykata e la në burg për aktin e tij.

Postimi i plotë:  

Rama perdor Xhelilin per te mbrojtur veten, Bushatin dhe ministrat e tjere!

Te dashur miq, mediat nderkombetare denoncuan Ditzi Bushatin per amoralitet nderkombetar, shperdorimin e dhjetra mijra eurove dhe shnderrimin e udhetimeve diplomatike ne udhtime per epshet e tij seksuale.

Para kesaj akuze diskretituese per cdo zyrtar i cilitdo rrangu qofte ai, i akuzuari dhe i mbi-akuzuari Rama heshtin prej dy ditesh si fija e barit dhe mendojne ta kalojne skandalin nderkombetar duke mbrojtur Shukriun dhe paraqitur ate para publikut jo viktime te amoralitetit te tij por te presidentit Nishani qe dekreton zgjedhjet per zevendesimin e nje njeriu qe prej kohesh eshte ne burg dhe qe gjykata e la ne burg per aktin e tij.

Te perdoresh Shukriun si mburoje apo gjethe fiku do te thote te tallesh me veten tende dhe se nuk ke asnje norme, standart apo moral. Akti i Bushatit Ditzi eshte disa here me i rende se ai i Xhelilit te Peshkopise. Te dy kane perdorur detyren zyrtare per epshet e tyre por Ditziu qe ka katandisur diplomacine shqiptare ne diten e saj me te zeze, perveçse ke shperdoruar udhetimin zyrtar diplomatik dhe e ka shnderruar ate ne nje udhtim epshor, duke shpenzuar dhjetra mijra euro per te por po te kemi parasysh shkallen e larte te perfaqesimit te vendit nga ministri i jashtem, vendndodhjen e ngjarjes, jemi para nje skandali nderkombetar te pa regjistruar ndonje here nga ndonje zyrtar i ketij rangu ne historine e diplomacise boterore.

Ditziu, pasi eshte damkosur nga mediat nderkombetare hesht sepse ka privileigjin qe prostituta braziliane, ne dallim nga viktima e Shukriut nuk ka ndermend te sjelli videon e Ditziut me te mbathura apo cullak dhe po keshtu Rama hesht dhe beson se me heshtje dhe duke mbrojtur Shukriun do ta hedhe edhe kesaj radhe se bashku me Ditziun e tij! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat