Patentat e reja, hiqet grupi i gjakut dhe shenjat e gishtërinjëve

Shqipëria

Patentat e reja, hiqet grupi i gjakut dhe shenjat e gishtërinjëve

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 10:22
Ilustrim

Lejet e reja të drejtimit nuk do të përmbajnë më elementë të sigurisë së poseduesit, si grupi i gjakut dhe shenjat e gishtërinjve.

Autoritetet e transporteve thonë se këto të dhëna hiqen nga patentat në vitin 2017, pasi janë lehtësisht të gjetura në sistemin e gjendjes civile. Sipas Drejtorisë së lejeve të drejtimit në shërbimin e transportit rrugor, përmbajtja e patentave të reja do të bëhet sipas direktivave të Bashkimit Europian.

Në lejet e reja të drejtimit të automjeteve që do të lëshohen nga autoritetet në vitit 2017, do të ketë një sërë ndryshimesh në përmbajtje.

Në patentat do të hiqet grupi i gjakut dhe shenjat e gishtërinjve. Edhe pse këto janë të dhënat e sigurisë, autoritetet e transporteve kanë vendosur heqjen e tyre me argumentin se këto të dhëna janë lehtësisht të gjendura në sistemin e gjendjes civile.

“Heqja e grupit të gjakut është nga kodi rrugor i cili është miratuar, nuk shënohet. Lidhur me shenjën e gishtit vazhdon akoma tre aplikohet vendosja e shenjës së gishtit deri në momentin kur të dalë leje drejtimi model i ri, që parashikohet nga janari i 2017. Leja e drejtimit që do të hyjë pas janarit do të jetë pothuajse identike si leja e drejtimit të shteteve të BE”, tha Shkëlqim gruda për “Ora News”.

Drejtori i lejeve të drejtimit në shërbimin e transportit rrugor, Shkëlqim Gruda, thotë se ndryshimet do të reflektohen në 2017, ku do të ketë risi të tjera në procedurat e marrjes së lejes së drejtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat