Berisha: Vrasja e emigrantit në Greqi, horror

Shqipëria

Berisha: Vrasja e emigrantit në Greqi, horror

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 21:00
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për 28-vjeçarin Pëllumb Marikolaj, i cili humbi jetën në mënyrë misterioze, në një burg në shtetin grek.

Duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, Berisha e ka konsideruar lajm horror atë që është përhapur në mediat online rreth vrasjes me masakrim nga policia greke brenda në një komisariat policie në kryeqytetin helen të të riut shqiptar emigrant në Greqi.

“I bëj thirrje autoriteteve greke të zbardhin me transparencë të plotë këtë akt të shëmtuar kriminal shtetëror dhe të vendosin para ligjit autorët dhe fshehësit e tij”, shkruan Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat