Besimtarët ortodoksë kremtojnë Festën e Shën Mërisë

Shqipëria

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Festën e Shën Mërisë

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 11:25
Kisha e Shën Mërisë, Zvërnec

 Besimtarët e krishterë ortodoksë kremtojnë sot Festën e Shën Mërisë, një nga festat më të mëdha të kalendarit orthodhoks dhe festohet nga besimtarët orthodhoksë në të gjithë botën.

Nga data 1-15 gusht janë dy javë kreshmë (agjerim) dhe ditën e festës besimtarët kungohen me Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Pas liturgjisë hyjnore, kreshma prishet dhe vendin e kreshmës e zënë panairet pranë manastireve dhe kishave, që mbajnë mbajnë emrin e Shën Mërisë.

Në traditën e lashtë shqiptare, shqiptaret e quajnë këtë festë edhe si “Pashka e verës”, ose “Pashka e vogël” për të simbolizuar rëndësinë e kësaj dite të shënuar. Besimtarë nga zona të ndryshme të vendit mblidhen së bashku pranë manastireve apo kishave qe mbajnë emrin e Nënës së Zotit dhe pasi përfundojnë liturgjinë, vendasit shtrojnë panaire për nder të gjithë të ardhurve ku krahas ushqimit ka edhe këngë edhe valle.

Ashtu si “Pashka e Madhe”, Ringjallja e Krishtit, që bie zakonisht në pranverë, edhe “Pashka e verës” është një gërshetim i dhimbjes së kthyer në gëzim. Si Jezu Krishti, edhe Virgjëresha Mari u ringjallën dhe lanë pas varre bosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat