Sadri Abazi i përgjigjet akuzave: Saliu e di ndikimin tim të madh...

Shqipëria

Sadri Abazi i përgjigjet akuzave: Saliu e di ndikimin tim të madh...

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 14:26
Sali Berisha

Deputeti Sadri Abazi i përgjigjet deklaratave dhe akuzave të Partisë Demokratike që prej ditësh po e akuzon për përfitime në tendera dhe leje ndërtimesh pa leje.

“Iu kam treguar dibranëve me fakte se jam burrë i mirë. Saliun e kam mundur kudo dhe do ta mund përsëri. Saliu në 25 vite e ka poshtëruar shqiptarin. Ai flet për mua dhe Ramën dhe nuk mbron dot Zenin. Saliu e di se në Dibër influenca ime është shumë e madhe”, tha ai. Partia Demokratike ka disa ditë që e akuzon deputetin socialist se ka ndërtuar në Tiranë një kat pa leje, po gjithashtu e akuzon se është favorizuar nga kryeministri Edi Rama oër të fituar një tender edhe pse me ofertën më të lartë. 

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, akuzoi Abazin, se me “tenderat e Ramës për Sadriun fiton oferta më e lartë, e kompanisë së tij Alko Impex, me diferencë me ofertën më të ulet me 98 milion lek. 98 milion lek më shumë që i jepen njerit prej të dërguarve me punë votash në Dibër, Sadriut, në kurriz të qytetarëve”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat