Berisha: Ja si mbrohet me urdhër të Ramës presidenti i kompanisë ku vdiq Arditi!

Shqipëria

Berisha: Ja si mbrohet me urdhër të Ramës presidenti i kompanisë ku vdiq Arditi!

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 16:21
Ardit Gjoklaj

Sali Berisha shkruan sot se “Qytetari dixhital” i ka denoncuar, atë që Berisha e konsideron si “Mbrojtjen qe i behet me urdher te Edvinit, Edurim Teqes, kryetarit ne kerkim te PS dhe president i ndermarrjes se perbashket me Veliajn ne kompanine qe vrau dhe groposi per te fshehur vrasjen ne plehrat e Sharres, 17 vjeçarin Ardit Gjoklen, Shefi i komisariatit te Peqinit, Alfred Maksudi dhe Shefi i rendit te ketij komisariati, Bukurosh Teqja (djali i xhaxhait te Edurimit)”.

Më poshtë denoncimi në fjalë:

“Pershendetje doktor jam nje qytetare nga peqinni dhe doja tju informoja se shtetasi edurim teqja, kryetari i ps peqin dhe njekohsishte pronari i firmes 3r shpk i shpallur ne kerkim nga prokuroria mbas vdekjes se djalit 17 vjecar ne Sharre leviz çdo dite i lire ne peqin.Policia thot se nuk e prekim dot mbasi ka urdher nga vet kryeministri.Keshtu dje rreth ores 4 mbasdite ne nje lokal ne qender te peqinit Edurim teqja po pinte kafe bashke me dy persona te tjera dhe pak metra me tutje ishte shefi i komisariatit te peqinit Alfred Maksudi bashke me shefin e rendit Bukurosh Teqja(djali i xhaxhait te Edurimit).Ky leviz i lire ne peqin dhe mbrohet nga shefat e policise ne peqin Me respekt.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat