Berisha-Ramës: Pas një muaji s'do jesh më kryeministër

Shqipëria

Berisha-Ramës: Pas një muaji s'do jesh më kryeministër

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 18:43
Sali Berisha

Nuk mungojnë replikat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të qeverisë Edi Rama, edhe në këtë seancë të jashtëzakonshme plenare për votimin e projektligjit të Vetingut.

Berisha ka replikuar me Ramën duke i thënë këtij të fundit se ndoshta pas një muaji s'do të jetë më kryeministër i vendit.

"Së pari dua të shpjegohem. Kur të thashë të kemi thyer turinjtë, nuk kisha parasysh doreza boksi, kisha parasysh parimet e Venecias. Ti me këto që bën, ndoshta edhe për një muaj ndoshta s’do jesh kryeministër. Vendi mund të ketë një kryeministër tjetër, s’ka asgjë personale këtu. Ti mendon se dy vjet rresht ke dalë këtu duke nxjerr letrën SHBA, BE, por shqiptarët duhet ta dinë se pikërisht ato i nxorën këtij kartonin e kuq", tha Berisha.

Berisha: Pse e ndryshuat draftin?! Po prishet konsensusi 

Duke folur në Kuvend gjatë seancës së jashtëzakonshme për të miratuar projektligjin për Vetingun, Berisha tha se prej 2 vitesh Rama ka bërë përpjekje për të kapur reformën në drejtësi.

“Opozita ka luftuar shumë për standarde dhe prapë është e vendosur të luftojë. Këtu po prishet pikërisht ai konsensus që është sanksionuar në Kushtetutë. Ju a doni të funksionojë reforma apo jo? Në këtë reformë përcaktuam një mënyrë tjetër dhe këtë ramë dakord dhe e votuam. Po tani ju pse e ndryshuat? Ke dy vjet që bën përpjekje, por t’i kemi thyer turinjtë sa herë ke dashur dhe do vazhdojmë të t’i thyejmë turinjtë. Hajt të votojmë ligjin e BKH dhe të votojmë siç është reforma. Mos bëj gjëra qesharake”, u shpreh Berisha.

Në fjalën e mbajtur ish-kryeministri, tha se në vetëdijen e çdo shqiptari, emergjenca e të gjitha emergjencave është shndërrimi i Shqipërisë në “Kanabistan”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat