Zbulohet oficeri dixhital i SHKB-së që informon Berishën përmes Facebook-ut

Shqipëria

Zbulohet oficeri dixhital i SHKB-së që informon Berishën përmes Facebook-ut

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 20:25
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka vazhduar të denoncojë në profilin tij në Facebook, ku ai publikon mesazhe që i shkojnë në adresë të tij.

Ai ka publikuar një mesazh, që sipas tij ja ka dërguar një oficer i SHKB-së, ku shprehet se zjarri ne pyjet e Shëngjinit dhe te Oroshit është vendosur me qellim ne parcelat e Kanabisit.

Berisha shprehet se kanabis i përkiste një ish deputeti.

"Oficeri dixhital i SHKB informon: 

- zjarri ne pyjet e Shengjinit dhe te Oroshit eshte vendosur me qellim ne parcelat e Kanabisit 

- Droga e malit Shengjin ishte e ish deputetit 

-Kryetari aktual i Mirdites, baxhanak i Rames ne fshatrat e zones se Selites ne kufi me Dibren ka te mbjelle 25-27 mije rrenje Kanabis. 

-Oficeret e policise u droguan gjate shuarjes se zjarreve 

-Ne Patok, Armando Prenga ka flote skafesh te shpejta, i mbron vet drejtori i policise i emeruar ne detyre nga vet Armando. sb

"Doktor pershendetje jam punonjes i SHKB nga sherbimi marre vesh si me poshte:  Ai zjarri i madh ne malin e Shengjinit, te rana e hedhun, policet e oficerat qe kane qene aty me kane thene qe ishte zjarrvenie e qellimshme. E bukura eshte se vatrat e zjarrit kane qene ne parcelat e kanabisit. Edhe ne Mirdite po ashtu, kryetari aktual i Bashkise baxhanak i Rames, ne fshatrat e zones se Selites ne kufi me Dibren ka te mbjellura nga 25-27 mij rrenj. Keto i ka marre me ambulance, ne kubike. Ambulanca ka ba dhjetra rruge dhe i ka derguar deri siper ku dhe jane mbjelle. Edhe droga e malit te Shengjinit droge ishdrputeti ishte. Çobani i shkrete eshte arrestu me urdher te drejtorit te policise pa asnje prove, vetem se duhej arrestu nje njeri kot, ma thane oficerat e policise. Edhe zjarri Oroshit ka ra te parcelat e droges nje dite para ketij. Oficerat e policise idhin ba dru se kan nejt afer ku ishte tu u djeg droga. Ne Patok, ka flote skafesh te shpejte qe i ka grupi Armando Prenges, i mbron ky drejtori qe ka sjell vete Armandoja. . Ktu jane te gjith brenda. Padrino Armandoja i ka qenis punet. Flota e Patokut eshte gati!”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat