Kongresmeni Engel takon kryeparlamentarin Meta: Miqësia më bën të kthehem përsëri këtu

Shqipëria

Kongresmeni Engel takon kryeparlamentarin Meta: Miqësia më bën të kthehem përsëri këtu

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 14:10
Takimi Eliot Engel - Ilir Meta

Eliot Engel, kongresmeni amerikan në vijim të vizitës së tij në Shqipëri së bashku me ambasadorin Donald Lu patën një takim me kryeparlamentarin Meta.

Në mbyllje të takimit, kongresmeni tha për mediat se SHBA-të do të mbështesin dhe ndihmojnë Shqipërinë.

“Miqësia mua më bën të kthehem përsëri këtu”, tha Engel.

Nga ana tjetër Engel theksoi se ‘jemi të vetëdijshëm që ka edhe sfida’.

Në ditën e dytë të vizitës, kongresmeni amerikan zhvilloi një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Berisha vlerësoi kontributin e tij. “Është kongresmeni që i ka përkushtuar më shumë se kushdo tjetër punë dhe dashuri këtij vendi dhe këtij kombi. Isha dhe jam gjithmonë shumë i kënaqur sa herë që e takoj, një mik të madh të çmuar. Ka qenë fat për shqiptarët”, tha Berisha.

Në axhendën e kongresmenit amerikan është edhe një takim me kryeministrin Rama rreth orës 16:00.

Engel ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme në një vizitë zyrtare. Engel po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë.

Gjatë ditës së djeshme Engel u takua edhe me kryetarin e PD, Lulzim Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat