Nis seanca me aktin për rishikimin e buxhetit

Shqipëria

Nis seanca me aktin për rishikimin e buxhetit

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 12:04
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca e radhës e Kuvendit në Shqipëri nisi te enjten me diskutimin e aktit normativ të qeverisë për ndryshimin e buxhetit të këtij viti.

Krahas tij, në punimet e parlamentit është përfshirë dhe dekreti i presidentit që ktheu për rishqyrtim ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike”, ratifikimi i marrëveshjes me palën italiane për studimin e fizibilitetit dhe të impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, si dhe projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Konventën Evropiane të Peisazheve.

Pritet që seanca e sotme të votojë edhe dekretin e presidentit që emëron Sokol Dervishaj në postin e ministrit te ri të Transporteve dhe dekretin e shkarkimit të Edmond Haxhinastos nga kjo detyrë, pas dorëheqjes së këtij të fundit me 2 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat