‘Al Kapone’ i Shqipërisë përplas Berishën me Donald Lu

Shqipëria

‘Al Kapone’ i Shqipërisë përplas Berishën me Donald Lu

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 13:13
Sali Berisha, Donald Lu

Ish kryeministri Sali Berisha duke folur në Parlament për protestën e maturantëve ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hedhur në erë Arsimin në Shqipëri.

Berisha, duke përmendur ambasadori amerikan Donald Lu, i cili foli për disa njerëz në Shqipëri që janë bërë si Al Kapone, ish kryeministri theksoi se Al Kapone në Shqipëri është vetë Edi Rama.

Ish kryeministri tha se në kohën kur ishte Al Kapone, presidenti amerikan nuk ishte palë më të, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri.

“Al Kapone i shqiptarëve është Edi Rama. Dje ambasadori foli për Al Kaponen dhe presidentin e viteve ’20 në Amerikë. Duhet t’i them një gjë. Dua t’i them ambasadorit se presidenti i asaj kohe nuk ishte lidhej me Al Kapone. Këtu Al Kaponia është ushtari i Edi Ramës. Ketu Al Kapone është kryeministër. Përdorë fuqinë e ekzekutivet për të fuqizuar krimin’, u shpreh Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat