Berishën e lënë pa ujë në Kuvend, shikoni çfarë bën

Shqipëria

Berishën e lënë pa ujë në Kuvend, shikoni çfarë bën

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 17:07
Sali Berisha

Gjatë fjalimit të tij publik në shumë raste bie në sy fakti se Sali Berisha konsumon shumë ujë. Ndërkohë shërbimi i Kuvendit e ka për detyrë që për çdo folës të radhës të vendosë një shishe me ujë.

Ditën e sotme në nisjen e sesionit të ri parlamentar ish-kryeministri në fjalën e tij vuri se i mungonte shishja e ujit. Prandaj Berisha menjëherë e ndërpreu fjalën, zbriti nga podiumi, shkoi në krahun e djathtë të parlamentit mori një shishe me ujë nga Jorida Tabaku dhe u ngjit në podium përsëri.

Ndërkohë pasi mbaroi fjalimin, ai u kujtua edhe për shishen e harruar dhe u kthyer përsëri ta merrte në podiumin e foltores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat