Maturantja letër prekëse Berishës: Prindërit hoqën bukën nga goja që të arsimohem unë

Shqipëria

Maturantja letër prekëse Berishës: Prindërit hoqën bukën nga goja që të arsimohem unë

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 11:54
Sali Berisha

Një maturante i ka shkrua ish kryeministri Sali Berisha duke i treguar se ajo u bë viktimë e reformës në arsim.

Në letrën e saj drejtuar ish kryeministrit, ajo shprehet se megjithëse ka mesataren 9.88 si dhe mesatarja e provime të maturës për të ka qenë 9.5 ajo nuk ka munduar të fitojë shkollën që ka dashur.

Maturantja në një rrëfim të gjatë dërguar Berishës jep edhe pse ajo nuk mundi të fitojë degën që dëshironte duke ja hedhur fajin reformës në arsim si dhe mos shpjegimit të kritereve dhe procedurave nga Ministria e Arsimit.

Në fund maturantja e dëshpëruar thotë se ka filluar të ndjejë urrejtje për këtë vend pasi nuk ka asnjë shpresë se do të bëhet drejtësi për këtë që ka ndodhur me të.

Statusi i Berishës:

Leter deshperuese e maturantes Ariola, qe perfundoi gjimnazin me mesatare 9.88! sb

"I nderuar Zoti Berisha! Me gjithe respektin qe kam per Ju mora guximin tju shkruaj. Une jam nje maturante, viktime e reformes se deshtuar ne arsim nga qeveria aktuale. Kam perfunduar gjimnazin me mesatare 9.88 dhe mesatarja e provimeve eshte 9.5. Endrra ime ka qene gjithmone mjekesia. E gjithe endrra ime u dogj vetem sepse nuk bera zgjedhjet e duhura per provimet e matures. Kjo sepse kane preferuar te mos i bejne te ditur kriteret ne fakulteve ne menyre qe nga kjo skeme te perfundojme ne shkolla private. Por i Nderuar, prinderit e mi kane hequr buken nga goja e tyre qe te arsimohem une. Une jam apolitike:nuk kam mbeshtetur kurre nje ngjyre politike por gjithmone ju kam pare si nje intelektual dhe dashamires i dije. Jam ne dijeni qe mundesite tuaja jane te kufizuara dhe nuk mund te beni asgje per te gjithe ne; fatkeqesisht jemi ne duart e dikujt qe mesa duket e urren arsimimin. Por si ka mundesi qe 12 vite pune te palodhur, 12 vite etje per dije te therrmohen brenda nje dite?! A nuk supozohet qe ai qe punon fort duhet te shperblehet?! Ku eshte drejtesia ketu? Kesaj pyetje retorike e di qe smund ti pergjigjet askujt, por kisha nevoje qe ta shprehja edhe une mendimin tim tek dikush qe na mbeshtet neve, te nje intelektual i vertete, jo te dikush qe nuk di as se si te flase para nje audience pa u treguar arrogant e pa i ofenduar!  Kam filluar te ndjej urrejtje per kete vend pasi nuk kam me asnje fije shprese se drejtesia do te na miresevije me. Me kete ritem rinia do te preferoje te punoje pune te rendomta ne dhè te huaj se sa te qendroje ketu.  Me respekt  Ariola S" 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat