Viti i ri shkollor, Prefekti takim për marrjen e masave të nevojshme

Shqipëria

Viti i ri shkollor, Prefekti takim për marrjen e masave të nevojshme

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 22:55
Sadi Vorpsi

Në 13 shtator institucionet e arsimit do të hapin dyert për nxënësit për këtë vit shkollor.

Për të shmangur trafikun apo probleme me furnizimin me energji elektrike e ujë të pijshëm, Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e këtyre institucioneve për të garantuar marrjen e masave të nevojshme.

Në qarkun Tiranë, shkolla 9-vjeçare në Domje ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Shqetësimi u raportua nga drejtoria rajonale e arsimit.

Ndërsa policia e kryeqytetit garantoi marrjen e masave për sigurinë në shkolla dhe lehtësimin e trafikut në ditët e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat