Meta vizitë në Londër, takime me zyrtarë të lartë

Shqipëria

Meta vizitë në Londër, takime me zyrtarë të lartë

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 20:48
Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.

Kryeparlamentari Meta, në vizitën e tij në Londër shoqërohet nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade dhe deputeti i PD, Gerti Bogdani.

Ilir Meta është ftuar të vizitoje Londrën nga Parlamenti i Britanisë së Madhe.

Gjatë vizitës në Londër, Meta dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë disa takime me zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat