Nesër nis viti i ri shkollor, nxënësit nuk janë pajisur me libra

Shqipëria

Nesër nis viti i ri shkollor, nxënësit nuk janë pajisur me libra

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 16:53
Ilustrim

Nesër do të nisë viti i ri shkollor 2016-2017 për sistemin parauniversitar. Mijëra fëmijë do t’i drejtohen bankave të shkollave.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bashkë me një grup mësuesish kanë përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe edukatoret.

“Nesër është një ditë e veçantë për 27 mijë vogëlushë që nisin rrugëtimin me dijen, për 392 mijë djem e vajza që i drejtohen shkollave dhe për 30 mijë mësues e edukatorë. Bashkohem dhe unë me disa kolegë për t’ju uruar suksese”, tha Nikolla.

Në këtë fillimviti shkollor, ministrja Nikolla u zotua për më shumë përkujdesje për fëmijët jetimë, ata me aftësi të kufizuara, fëmijët romë dhe ata egjiptianë.

Ndërkohë që për gjimnazistët u shpreh për një orientim më të mirë drej studimeve të larta dhe lehtësim të ngarkesës mësimore.

“Ju që filloni klasën e dhjetë do të filloni edhe kurrikulën e gjeneratës tjetër, që lehtëson ngarkesën nga 18 në 13 lëndë mësimore, që promovon gjuhën tonë shqipe dhe vendos lidhjen e munguar mes gjimnazit dhe arsimit të lartë”, tha Nikolla.

Për vitin e ri shkollor janë rikonstruktuar 126 shkolla dhe 155 mijë nxënës do të mësojnë me tekste të reja të unifikuara me sistemet arsimore europiane.

Mirëpo, ashtu si një vit më parë, edhe sivjet nxënësit do ta nisin shkollën pa u pajisur me të gjithë librat. Ndonëse u premtua nga Ministria e Arsimit që viti i ri shkollor do i gjejë të gjithë nxënësit me libra, kjo mbeti thjesht një premtim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat