Meta takohet me homologun britanik: Shqipëria është krenare për lidhjet historike

Shqipëria

Meta takohet me homologun britanik: Shqipëria është krenare për lidhjet historike

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 12:41
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, vazhdon vizitën zyrtare në Londër

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, vazhdon vizitën zyrtare në Londër. Meta është pritur në një takim nga kryetari i parlamentit Britanik John Bercow.

Meta falënderoi homologun e tij për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë në Londër. “Vlerësoj mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqipëria është krenare për lidhjet e ngushta historike me Britaninë” tha kryeparlamentari.

Meta dhe Bercow vlerësuan komunitetin e mirëintegruar shqiptar në Britaninë e Madhe duke theksuar, se komuniteti shqiptar është baze solide bashkëpunimi.

Nga ana e tij Bercow, deklaroi se Shqipëria ka bërë progres të madh në vite. “Ndajmë interesa të përbashkëta strategjike si partnerë në NATO”, deklaroi kryeparlamentari anglez.

Meta dhe Bercow diskutuan edhe për reformën në drejtësi, duke vlerësuar votën konsensuale në korrik dhe çmohet mbështetja britanike në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Bercow, theksoi se pas referendumit për BE, Britania dëshiron forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe partnerët e saj.

Në fund kreu i Kuvendit Meta, ftoi homologun e tij për një vizite në Shqipëri, dhe ftesa u pranua me kënaqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat