Tiranë-Elbasan, bllokohet aksi rrugor. Rradhë të gjata automjetesh

Shqipëria

Tiranë-Elbasan, bllokohet aksi rrugor. Rradhë të gjata automjetesh

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 17:32
Tiranë-Elbasan

Një qytetar ka raportuar përmes rubrikës “Ti Raporton”, situatën e rënduar deri në bllokim të trafikut në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan.

Sipas asaj që bën e ditur përmes fotove dhe videos, radhë të shumta automjetesh të bllokuara në fshatin Ibë, duket se janë si pasojë e punimeve që bëhen për aksin rrugor, i cili prej kohësh është në ndërtim e sipër nga Tirana deri në gjysmën e tij, ku ndodhet edhe tuneli, pasi prej andej e deri në Elbasan rezulton i përfunduar.

Qytetari njofton se ka mbi një orë i bllokuar në Ibë, një fshat që ndodhet vetëm pak kilometra në dalje të kryeqytetit, me drejtim Elbasanin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat