Berisha: Tjetër vrasje shtetërore e çunave të krimit

Shqipëria

Berisha: Tjetër vrasje shtetërore e çunave të krimit

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 22:44
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë për vdekjen në QSUT të 52-vjeçarit nga Lushnja Fadil Hoxha, i cili ishte arrestuar dhe u dërgua në spital pasi vuante nga zemra.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se kjo “është një tjetër vrasje shtetërore e çunave të krimit” dhe i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë akuzat.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Fadil Hoxha, nje vrasje tjeter shteterore e çunave te krimit!

Te dashur miq, sot vdiq nga semundje akute zemre ne QSUT qytetari Fadil Hoxha 52 vjec, i cili prej disa ditesh ndodhej i arrestuar ne qelite e komisariatit te Lushnjes me akuzen e nje qytetari tjeter se i kishte marre ullinj. Familjaret e te ndjerit njoftojne ne media se Fadili vuante prej kohesh nga zemra dhe se kete ja kishin bere me dije edhe policise. Familjaret akuzojne policine se kjo e fundit nuk i lejoi ti dergonin ne qeli ilaçet e zemres Fadilit.

Si zakonisht çunat e krimit nuk pranojne akuzen, e cila eshte konkrete me date dhe emra ilaçesh, te cilat nuk u lejuan te futen tek i semuri.

Keto te dhena akuzojne per nje vrasje shteterore nga mohimi i mjekimit jetik per te semurin Fadil Hoxha, ndaj i bej thirrje prokurorise te vendose para ligjit autoret e ketij akti te shemtuar kriminal! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat