Samiti për Diasporën, mbledh në Tiranë shqiptarë nga 50 vende të botës

Shqipëria

Samiti për Diasporën, mbledh në Tiranë shqiptarë nga 50 vende të botës

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 12:34
Ilustrim

Në nëntor të këtij viti, nga data 18-20 nëntor, për herë të parë, qeveria shqiptare organizon në Tiranë Samitin e Parë të Diasporës, për të shënuar gjithashtu 25-vjetorin e emigrimit post-komunist.

Kryeministri, Edi Rama,ka thënë se samiti do të hapë një kapitull të ri për vendin.

“Samiti i nëntorit do të jetë çasti kur ne do të tregojmë kush jemi, çfarë mund të bëjmë dhe se kemi mjaftueshëm eksperiencë për të bërë edhe më shumë”, tha Rama.

Samiti do të mbledhë shqiptarë nga 50 vendet e botës, përfshirë emigrantë para dhe pas komunizmit në Shqipëri, dhe jo vetëm.

Samiti tashmë ka edhe faqen online, përmes së cilës mund të informoheni më shumë rreth aktiviteteve dhe agjendave të tij, www.samitidiaspores.al.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat