Rama, sherret në “Facebook” për protestën kundër plehrave

Shqipëria

Rama, sherret në “Facebook” për protestën kundër plehrave

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 19:45
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është angazhuar personalisht t’u përgjigjet komentuesve të shumtë, lidhur me miratimin e ligjit për importin e mbetjeve dhe protestën e sotme të qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Në një status në rrjetet sociale, Rama ishte shprehur se ligji i miratuar nga Kuvendi i shërben pikërisht qëllimit për një Shqipëri më të pastër.

Por statusi i kryeministrit ka shkaktuar një furi reagimesh dhe komentesh, që Rama ka vendosur t’u përgjigjet. Megjithatë, përgjigjet e shefit të qeverisë duket se nuk i kanë kënaqur komentuesit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat