PD: Gratë me kancer gjiri shtohen, Rama – Beqaj bëjnë gati vjedhjen e radhës me konçesion

Shqipëria

PD: Gratë me kancer gjiri shtohen, Rama – Beqaj bëjnë gati vjedhjen e radhës me konçesion

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 15:16
Albana Vokshi

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka vënë alarmin sot për rritjen e numrit të grave me kancer gjiri dhe paralelisht, edhe të korrupsionit në shëndetësi. Vokshi ka paraqitur dokumenta para medias për konçensionin e radhës. Ja çfarë deklaroi sot:

“Nga premtimi për “shëndetësi falas”, pas tre vitesh qeverisje të Ramës, ka mbetur vetëm dosja voluminoze e korrupsiont dhe krimit në shëndetësi…ku një prej kapitujve është edhe Tetori – muaji ndërkombëtar i sensibilizimit për luftën kundër kancerit të gjirit ku shifrat zyrtare vënë alarmin…

Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP, numri i rasteve të evidentuara me kancer gjiri është rritur ndjeshëm. Dy vitet e fundit kulmojnë me numrin më të lartë të diagonzave me tumor. E kjo, është e lidhur ngushtë më rritjen e varfërisë, stresit, papunësisë, ndotjes.

Insituti i Shëndetit Publik raporton se në 2015 u diagnostikuan 16.106 burra, gra dhe fëmijë me tumor. 1192 pacientë më shumë se një vit më parë. Por një statistikë e tillë nuk e ka shqetësuar aspak koordininatorin e korrupsionit, i cili ka shkurtuar shtretërit në shërbimin onkologjik, duke iu mohuar kimioterapinë dhe duke i torturuar për vdekje mijëra pacientë.

Raportohet që prevalenca e kancerit të gjirit është më e larta ndër sëmundjet e tjera kanceroze me 23.6% të prekura. Cdo vit evidentohen më shumë se 500 raste të reja dhe humbin jetën rreth 300 gra prej kancerit të gjirit, por Qeveria po shëtit qyteteve me propagandën lëvizëse duke shpërdoruar fondet për shëndetin.

Në Sherbimin e Onkologjisë në QSUT prej 4 muajsh nuk funksionon mamografia për ekzaminimin e kancerit të gjirit. Qindra gra udhëtojnë nga rrethet për një vizitë të specializuar, por shumica detyrohet të kthehet mbrapsht pa mundur të bëjnë asgjë për shëndetin e tyre.

Historitë e vizitave në njësitë e mamografive të lëvizshme janë kthyer në përralla, pasi përgjigjia e analizave nuk vjen kurrë. Tallje e paprecedent kjo e Ramës dhe Beqajt me gratë dhe vajzat shqiptare të cilat në pritje të përgjigjes që nuk mbërrin kurrë mund edhe të jenë përkeqësuar apo edhe mund të kenë humbur edhe jetën…

Në faqen zyrtare të Insitutit të Shëndetit Publik raportohet vetëm për numrin e ekzaminimeve të kryera nga njësitë e lëvizshme dhe paraqiten fotografi plot ngjyra, por nuk jepet asnjë informacion në lidhje me rastet e evidentuara, kuruara, shëruara në vit, me kancer gjiri.

Shkalla e sensibilizimit për kancerin e gjirit në Shqipëri ka rënë pikiatë në 2 vitet e fundit. E kjo shtron përsëri pyetjen: ku vajtën milionat e fondeve të qeverisë dhe donatorëve për sensibilizimin për luftën kundër kancerit të gjirit? Në xhepat e kujt përfunduan?

Ndërkohë që cdo ditë Ministri bën punën e koncesionarit të check-up të Vilmës, duke i bërë asaj reklamë e fushatë intensive, duke shantazhuar e larguar mjekë e drejtues për dështimin e check-up për depistimin, trajtimin dhe kujdesin paliativ për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, rekordmeni i 3P-ve nuk u kujtua asnjëherë.

Epidemia e koncensioneve alla “check-up” pritet të prekë edhe këtë shërbim. Cdo grua që ka bërë mamografinë është e destinuar të presë dëshpërimisht mbase në rastet më fatkeqe edhe të humbë jetën…derisa Beqaj të mbyllë pazarin e rradhës për leximin e mamografive…Vjedhja e radhës me sloganin “Paratë e Shëndetësisë për Partneritetin e Partisë” po firmoset në zyrën e Beqajt për tu lancuar si “propaganda e tetorit” kundër kancerit të gjirit.

Partia Demokratike denoncon këtë përpjekje korruptive për të abuzuar me fondin e kujdesit shëndetësor dhe i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet edhe për mashtrimin e mijëra grave që kanë kryer ekzaminimet e gjirit, por nuk kanë marrë rezultatin e analizës prej një viti.

LDGSH dhe PD do vazhdojnë të jenë në në terren për të sensibilizojë gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë për vizitën e përvitshme të mamografise dhe kontrollet mjekësore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit‎. Po sot një gjë është e qartë. Shëndeti i qytetarëve, shëndeti i grave do të jetë më mirë pa Ilir Beqën e pa Edi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat