Berisha: Kam bashkëpunuar me Edi Ramën përmes “MJAFT-it” për të rrëzuar Nanon

Shqipëria

Berisha: Kam bashkëpunuar me Edi Ramën përmes “MJAFT-it” për të rrëzuar Nanon

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 23:54
Berisha Rama

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se në vitin 2004-2005 ka bashkëpunuar me Edi Ramën përmes organizatës “Mjaft” për të rrëzuar nga pushteti Kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano.

Këtë deklaratë Berisha e bëri në emisionin “Studio e Hapur” në News24, i cili pranoi se bashkëpunimi u bë përmes Mjaft dhe jo drejtpërdrejt.

I pyetur nga gazetarët për akuzat që i ka bërë në atë kohë Nanos, Berisha tha se vlerësoi dorëheqjen e tij e cila shërbeu për dy gjëra.

Ish-Kryeministri sqaroi se dorëheqja e Fatos Nanos i shërbeu Partisë Socialiste dhe Shqipërisë përmes rotacionit politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat