Zbulohet çmimi, ja sa u kanë kushtuar shqiptarëve 11 makinat elektrike të policisë

Shqipëria

Zbulohet çmimi, ja sa u kanë kushtuar shqiptarëve 11 makinat elektrike të policisë

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 08:54
Saimir Tahiri

Policia shqiptare tashmë disponon në flotën e saj edhe makina elektrike. Ky ishte një lajm që bëri edhe xhiron e mediave ndërkombëtare.

Por as ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe as ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri  nuk përmendën ndonjë shifër se sa ishte kostoja e këtyre makinave, sa ishin blerë ata.

Është deputeti demokrat Gent Strazimir i cili ka zbuluar se sa kanë kushtuar 11 makinat elektrike.

Ja çfarë shkruan Strazimiri në Facebook:

Duke qenë se asnjë media a gazetar nuk më rezulton të jetë interesuar se ku u blenë e sa na kushtuan 11 makinat elektrike të policisë që na barazuan me Danimarkën për pastërti, hodha një sy nga interneti..

Këtu thotë midis 30-35.000 euro ....copa...!!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat