Ndahet nga jeta Gilman Bakalli

Shqipëria

Ndahet nga jeta Gilman Bakalli

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 20:43
Gilman Bakalli

Ka ndërruar jetë pasditen e sotme në moshën 49-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli. Mësohet se Bakalli vuante nga një leucemi akute.

Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve Bakalli nuk ia doli të fitonte betejën me vdekjen, duke mbyllur sytë rreth orës 18:30.

Bakalli ishte diplomuar në gjeologji në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ai shërbeu si deputet në Kuvendin e Shqipërisë në periudhën kohore 2005-2009. Së fundmi Gilman Bakalli ishte lektor i Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike në Universitetin Europian të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat