Berisha: Edi Rama kërkon strehim politik

Shqipëria

Berisha: Edi Rama kërkon strehim politik

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 16:06
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha përllogarit se prodhimi total i kanabisit këtë vit arrin më së paku në 20 mijë ton, duke analizuar raportin e Guardia di Finanza dhe thotë se "Rama po kërkon strehim politik", duke iu referuar qendrimit të kryeministrit ndaj shifrave. 

Ja si gjykon Berisha në një mesazh në Fb:

"Edi Rama kërkon strehim politik, kësaj radhe tek Guardia di Financa, e cila deklaroi në mënyrën më miqesore se ka kontrolluar 17% te territorit të vendit dhe se krahasuar me një vit më parë, sipërfaqja e mbjellë këtë vit është pesëfishuar. Por po të kemi parasysh të gjithë sipërfaqen e vendit, del se prodhimi total i kanabisit këtë vit arrin më së paku në 20 mijë ton.

Rama, i cili nuk la gur pa lëvizur duke përdorur çdo mjet për të bllokuar dhe modifikuar raportin, tani pas publikimit të tij, bërtet duke besuar se do bindë shqiptarët se rritja me pesë herë e sipërfaqes së mbjellë me kanabis, nuk është rritje - madje është ulje - dhe se ai ka këputur çdo bimë të mbjellë kanabisi.

Kësaj i thonë se pavarësisht çfarë thonë faktet për kanabisin, qytetarët do të dëgjojnë për suksesin e tij pasi ai në botë nuk beson gjë tjetër perveçse gënjeshtrat e tij.

Kjo është Shqipëria e gjeneratës së kanabisit dhe qenve, që lehin në roje të tij!", përfundon ish-kreu i qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat