Berisha i rikthehet statuseve në FB për Ramën: Për hakmarrje primitive do të shkatërrojë fansat kuqezinj...

Shqipëria

Berisha i rikthehet statuseve në FB për Ramën: Për hakmarrje primitive do të shkatërrojë fansat kuqezinj...

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 18:09
Edi Rama

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në rrjetet asociale në lidhej me lajmin që qarkullon se brenda tifozëve kuq e zi të kombëtares janë shpërndarë karta në të cilat ata përcaktohen si ‘tifozë të kombëtares’.

Sipas Berishës, ky është një gjest i ulët i kryeministrit Rama, i cili sipas Berishës po krijon përçarje mes tifozëve ashtu siç donte të bënte edhe vëllai i tij, Olsi.

"Te dashur miq, pas shperfilljes, e pse jo dhe neverise dhe revoltes te shprehur publikisht dhe ne menyre te perseritur nga fansat kuqezinj ndaj Rames, sidomos pas arrestimit te Ismail Morines sepse i mori Olsit lavdine e "Dron-manit" te Beogradit, tani vjen dhe vendimi i tij hakmarres primitiv. Me kete vendim ai urdheron detyrimin per fansat per te marre karten e "Tifozit te Kombetares" dhe krijimin e nje organzate te FRESH brenda fansave dhe diskriminuar gjithe te tjeret, me qellim qe ne stadium te brohoritet per Ramen. Ky eshte nje akt i shemtuar i politizimit ekstrem te futbollit shqiptar me pasoja te renda per vet futbollin, te cilin duhet ta kundershtoj vendosmerisht çdo fans, çdo lojtar dhe cdo mbeshtetes i ketij sporti!", shkuan Berisha. 

Nderkohë që ai ka postuar edhe një lajm që ka lidhje pikërisht me një denoncim të një tifozi. 

"Nuk shitet pasioni për kartën e tifozit” ishte mesazhi që TKZ vendosi të japë në këtë ndeshje, duke lënë të kuptohet kundërshtia mes tyre dhe FSHF-së për krijimin e një tifogrupi zyrtar nga ana e këtyre të fundit, “Tifozët e Kombëtares”. Ky tifogrup i Federatës i pajis anëtarët me karta antarësie dhe u jep favore të ndryshme në lidhje me ndeshjet e kombëtares. Por fakti është që tifoz nuk të bën as karta, as bileta e sigurt për në stadium, pasi pas pësimit të dy golave disa tifozë filluan të largohen nga stadiumi. Të vetmit që dëgjoheshin në stadium edhe në disavantazh ishin TKZ, që e ka provuar ndër vite besnikërinë ndaj futbollistëve kuqezi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat