Një tjetër deputet fiton me vendim gjykate 6 muaj rrogë

Shqipëria

Një tjetër deputet fiton me vendim gjykate 6 muaj rrogë

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 18:10
Ilustrim

Deputeti Socialist Dashamir Peza, i shtohet listës së gjatë të një pjese të deputetëve të PS-së të cilët kanë fituar në Gjykatën e Lartë pagesën për pjesëmarrje në komisionet parlamentare për 6 muaj nga shtator 2009 deri në shkurt 2010.

 Ka qenë vendimi i kolegjit penal të administratives në gjykatën e lartë që ka prishur vendimin e apelit duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të gjykatës administrative. Kujtojmë që kjo periudhës i përket grevës së deputetëve socialist për të cilën administrata  e asaj kohe i hoqi shpërblimin përfshi pagën dhe pjesëmarrjen në komisione. Në këtë kohë, Kuvendi drejtohej nga Jozefina Topalli. 

“Prishjen e vendimit nr.3681, datë 07.10.2014 të Gjykatës së Administrative të Apelit Tiranë dhe të lënien në fuqi të vendimit nr. 930, datë 10.03.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me këtë ndryshim: Detyrimin e të paditurit Kuvendi i Shqipërisë ti paguaj paditësit Dashamir Peza edhe shpërblimin për pjesëmarrje në komision e Përhershëm për periudhën Shtator 2009 – Shkurt”, thuhet në vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat