Berisha i flet Ramës me vargjet e Agollit

Shqipëria

Berisha i flet Ramës me vargjet e Agollit

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 14:28
Sali Berisha, Edi Rama

Ish-­kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u ndal në çështjen e kanabisit gjatë fjalës së tij në Parlament. Berisha tha se kultivimi masiv i hashashit në vend me lejen e policisë e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Europës.

“Zotërinj ministra kanabistë dhe ministre kanabiste, u quajnë të tillë e gjithë bota. Çfarë doni më shumë se 4 artikuj në mediat e botës për Kolumbinë e Europës. Ju thoni që nuk ka kanabis, në një kohë kur çdo shqiptar e sheh sot se ka dy ministra Bujqësie: njëri zoti Panariti, tjetri zoti kanabis (Tahiri). Vetëm 3 ditë më parë një djalë 32 vjeç u ekzekutua me kodin e mafias në Shëngjergj, me një plumb në zverk. Kjo është viktima e tetë”, tha ai.

Berisha tha se tregu i drogës është hapur edhe për lloje të reja vrasëse që mund t’i kushtojnë jetën përdoruesit.

“Edi Rama po e çon vendin drejt drogës se vetë është përdorues. Mediat njoftojnë se është futur krokodili. Ajo është drogë letale, droga e të varfërve. Këtë që i keni bërë ju Shqipërisë nuk ia ka bërë asnjë pushtues. Po shkatërroni me shpejtësi të madhe imazhin e vendit dhe të kombit”, tha ai. Berisha zgjodhi një strofë të shkrimtarit Dritëro Agolli si mesazh për maxhorancën dhe “të keqen që ajo po i bën vendit”. I dashur shok, i miri vëlla, etërit tanë mbathnin opingat. Nuk dua të flas me fjalë të mëdha, vetëm të lutem mos më bëj të liga.

Shqiptarët janë njerëz të opingave, të vuajtjeve kolosale. Gjyshi i Ramës ka qenë argat në familjen e Marko Bellos. Pse doni f’i zhysni shqiptarët në kazanë dhe kanabis apo vetëm që të mbushni xhepat ju”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat