Sondazhi i OBSH për vdekjet nga ndotja e ajrit, Tirana kryeqyteti më i pisët në rajon

Shqipëria

Sondazhi i OBSH për vdekjet nga ndotja e ajrit, Tirana kryeqyteti më i pisët në rajon

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 18:53
Sondazhi

Ndotja e ajrit është një nga problemet më të mëdha në botë. Sipas raportit të vitit 2016 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Ndotja e Ajrit e Ambientit: Një vlerësim global dhe pesha e sëmundjeve”, 92% e popullsisë botërore jetojnë në zona ku niveli vjetor i ndotjes është më i lartë se normat e përcaktuara nga OBSH. 

Për sa i përket Shqipërisë duke iu përmbajtur statistikave të raportit të OBSH-së, Shqipëria është ndër 15 vendet e para ndër vendet e anketuara, me numri më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit të ambientit për 100 mijë banorë.

Ataku i zemrës për shkak të ndotjes së ajrit ka shkaktuar edhe vdekjet më të mëdha në Shqipëri: 780. Në total në Shqipëri ka pasur 1,842 vdekje për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Për këtë statistikë renditemi në vendin e 3-të ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të anketuara.

Ndërkaq, edhe faqja e sondazhe të perceptimit, “Numbeo”, e rendit Shqipërinë ndër vendet me ajrin më të ndotur në rajon.

Ndotja në Shqipëri

Sipas sondazheve të mbledhura këto 3 vitet e fundit, “Numbeo” e rendit në vendin e të dytë të perceptuar më ajrin më të ndotur në rajon. Ndërkaq për Shqipërinë ka pakënaqësinë më të madhe në rajon për sa i përket trajtimit të mbetjeve. Gjithashtu vendi ynë perceptohet si vendi më ndotjen më të madhe të ujit te pijshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe i dyti në Ballkanin Perëndimor për papastërti, raporton BalkanWeb.

Ndotja në Tiranë Pas kryeqytetit maqedonas Shkupi dhe kryeqytetit boshnjak Sarajeva, kryeqyteti shqiptar Tirana, sipas “Numbeo”-s, perceptohet si një ndër kryeqyteti më ajrin më të ndotur në rajon. Gjithashtu sondazhi e ka vlerësuar ndotjen e ajrit të Tiranës si të lartë. Po kështu Tirana është kryeqyteti i dytë në rajon, pas atij maqedonas të Shkupit, me vlerësimin më të keq si për trajtimin e mbetjeve ashtu edhe për papastërtinë. Ndërkaq, sipas “Numbeo”-s, për Tiranën të anketuarit kanë shprehur nivelin më të lartë të pakënaqësisë për sa i përket gjelbërimit dhe parqeve në këtë qytet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat