I riu skandalizohet në aeroportin e Rinasit: Nuk pi më ujë sa të jem gjallë

Shqipëria

I riu skandalizohet në aeroportin e Rinasit: Nuk pi më ujë sa të jem gjallë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 09:23
Aeroporti në Rinas

Është fakt tashmë që Aeroporti i Rinasit është aeroporti më i shtrenjtë në rajon. Por, shqetësuese në këtë rast janë edhe çmimet e larta në lokalin brenda aeroportit.

Ky është shqetësimi i një të riu i cili pasi piu kafe në Aeroportin Nënë Tereza u irritua shumë me çmimin e ujit. Duke thënë se mund të bënte kompromis me çmimin e kafes apo kruasanteve, por me ujin, jo. Pasi të njëjtën shishe uji që në këtë lokal e piu me 160 lekë të reja, e ka blerë me 50 lekë.

"Nuk kam për të pirë më ujë sa të jem gjallë. Këtu na duket edhe vetja budallenj sepse jemi në dijeni të çmimit real të një produkti dhe në lokalin e Aeroportit të Rinasit duhet ta paguajmë 3 fish. A është normale kjo gjë?", shprehet ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat